Ish lojtari i Manchester United dhe Real Madridit, Van Nistelrooy ka treguar se kur Cristiano arriti në Manchester kishte thënë se deshiron të bëhet lojtari më i mirë në botë.
“Ai erdhi si një lojtar i ri, por e kishte shumë të qartë se kush deshiron të jetë. Përzirja mes punës e talentit e ka çuar atë në arritjen e synimeve të tij. Ai është ende shumë i fortë” , është shprehur Nistelrooy.
Holandezi Nistelrooy mes tjerash foli edhe për golin akrobatik të Cristianos ndaj Juventusit, gol që sipas 41 vjeçarit është diçka jashtë kësaj bote.
“Mënyra se si ai e bëri …Lartësia në të cilen ai e goditi topin është e pabesueshme”, ka deklaruar Nistelrooy.
Edwin Vander Saar, Jaap Stam, Iniesta, Messi e Cristiano janë 5 lojtaret që Van Nistelooy i zgjodhi në ekipin e tij të ëndrrave.
“Në portë, Edwin van der Sar sepse ishte i mahnitshëm me United dhe kombëtaren holandeze për një kohë të gjatë. Në mbrojtje: Jaap Stam, një nga mbrojtësit më të fortë, më të shpejtë dhe më agresiv. Në mesfushë Andres Iniesta …. është e mrekullueshme mënyra se si ai luan. Është i gjithi vizioni dhe teknikë. Në sulm janë ata që e kanë dominuar Botën e futbollit gjatë dhjetë viteve të fundit, duke tejkaluar të gjitha rekordet që ishin në futboll. Ata janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Mendoj se kam një ekip mjaft të mirë”, ka bërë të ditur 41 vjeçari Nistelrooy.