Supergoli i Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit ka sjellur shumë debate për golat më të mirë të këtij shekulli dhe shumë figura të njohura të futbollit botërorë kanë reaguar me fjalët e tyre për këtë gol.
I fundit është ish lojtari Madrilen, Fernando Morientes i cili thotë se supergoli i Zidane në finalen e vitit 2001 ndaj Bayer Leverkusen ishte më i mirë se i Cristianos ndaj Juventusit.
”Do të qëndroja me golin e Zizou, e pashë atë nga 3 metra largësi, por e vërteta është se janë dy gola shumë të mirë dhe shumë vendimtarë.”, tha Morientes i cili mbrojti ngjyrat e klubit nga viti 1997 deri në vitin 2005.
Gjithashtu ai foli edhe për eliminimin e Atleticos nga Champions League dhe faktin që nuk do të ketë derbi Madrilen në këtë kompeticion: ”Kam luajtur shumë derbi por nuk është sikurse finalja e Champions League. Jam i sigurt që asnjëri nga të dyja ekipet nuk i dëshirojmë tani humbjen njëra tjetrës.”