Cristiano Ronaldo është duke kaluar nëpër një formë të mirë në vitet e fundit dhe për këtë formë padyshim se janë shumë faktorë por njëri nga ta është edhe trajneri Madrilen, Zinedine Zidane.
Zidane është trajneri i parë që ka arritur t’a bind Cristianon të pushojë në disa ndeshje me qëllim që të jetë sa më i gatshëm për ndeshjet vendimtare. Kjo ka ndikuar pozitivisht në Cristianon i cili nën udhëheqjen e Zidane po pushon më shumë në La Liga dhe po luan më shumë në Champions League.
L’Equipe ditëve të fundit ka zbuluar disa fjalë që tekniku Francez i kishte thënë Cristianos pas rikthimit nga dëmtimi që kishte pësuar në finalen e kampionatit Europian 2016, ku Portugalia u shpall kampion.
”Nëse më dëgjon mua, duhet të pranosh të pushosh kohë pas kohe, të humbasësh disa ndeshje, nëse më beson mua do t’a zgjasë karrierën tuaj edhe për disa vjet tjera.”, ishin fjalët që Zidane i tha Cristianos duke theksuar se Portugezi nuk ka nevojë që të luajë në cdo minutë të mundshme.
Këto fjalë Zidane i tha atij dhe kanë treguar mjaftë sukses te lojtari Madrilen që pavarësisht viteve ai është shëndrruar në lojtarin më vendimtarë në Real Madrid dhe aktualisht në botën e futbollit.