Raportet e fundit nga Spanja thonë se drejtuesit e Bayern Munich kanë vendosur përfundimisht të paguajnë klauzolën e blerjes së James Rodriguez.
Sipas Marcas, klubi Gjerman tashmë ka njoftuar të gjithë se do të paguajë 42 milionë euro, çmimin e vendosur për transferimin e tij sic është rënë dakord nga të dyja klubet në verën e kaluar.
Përveç 42 milionë euro nga shitja e tij, klubi Madrilen gjithashtu do të përfitojë edhe 13 milionë euro tjera nga huazimi dyvjeçar i Kolumbianit në klubin Bavarez dhe kështu largimi i tij nga Madridi do të ishte për në total prej 55 milionë euro.
Vendimi i klubit Bavarez sipas Marcas është i pathyeshëm dhe Real Madridi tashmë është në dijeni për këtë lëvizje të James në Bayern, drejtuesit e së cilës do të presin edhe 12 muaj që të nënshkruajnë përfundimisht me mesfushorin Kolumbian.
James Rodriguez filloi detyrën në Gjermani me disa probleme nga ndryshimi i vendit, kompeticionit dhe gjuhës, por tani këto probleme janë një histori për të dhe ai tashmë ka fituar dashurinë e tifozëve Bavarez.
Në këtë sezon përkundër se ka munguar në 10 ndeshje, James ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 11 asistime me fanellën e klubit Gjerman.