Më 1 prill 1998, apo 20 vite më parë, ndeshja e planifikuar në kuadër të gjysmëfinales së Champions League ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Dortmundit ishte shtyrë për më shumë se një orë pasi tifozët Madrilen larguan njërën nga portat e Bernabeut.
Një numër i madh i tifozëve ultras u ngritën dhe në mënyrë të pashpjegueshme larguan njërën portë të Bernabeut duke bërë që ndeshja gjysmëfinale të shtyhet për më shumë se një orë, derisa sa klubi te gjente zgjidhje.
Për fat të mirë punonjësit e klubit, Eduardo Casabella dhe Agustin Herrerin (delegat i fushës në Bernabeu), shkuan me një furgon për ta gjetur një portë tjetër pasi nuk kishte një portë rezervë në stadiumin Madrilen.
Madridi këtë ndeshje e fitoi me rezultat 2-0 por UEFA i dënoi me një ndeshje pa praninë e tifozëve dhe me 115 milionë peseta.
Nëpërmjet videos së mëposhtme ju kemi sjellur të gjithë momentet kur tifozët ultras Madrilen heqin portën nga fusha e Bernabeut: