Ka kohë që Real Madridi po kërkon një portjerë në merkato të transferimeve. Klubi Madrilen tashmë ka dy emra si prioritet për portën e tyre: Thibaut Courtois dhe David de Gea.
Por si opsion i tretë vjen portjeri i Romas, Alisson Becker. Portjeri Brazilian është duke u monitoruar vazhdimisht nga klubi Madrilen dhe do të jetë gardiani i portës së Brazilit në botërorin Rusia 2018.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, klubi Madrilen tashmë e di çmimin e Alisson dhe klubi Romak kërkon 60 milionë euro për të. Në operacionin e transferimit të tij mund të përfshihet Kovacic por Roma nuk dëshiron transferimin e tij pasi dëshirojnë të mbledhin të holla nga shitja e portjerit Brazilian edhe pse vazhdimisht kanë shfaqur interesim për mesfushorin Kroat.