Në javën e kaluar, kapiteni Sergio Ramos u bë baba për herë të tretë pasi gruaja e tij Pilar Rubio, lindi djalin e tretë të kapitenit.
Gjatë kohës kur dy kombëtaret, Spanja dhe Argjentina po përgatiteshin të futeshin në fushë për të zhvilluar ndeshjen miqësore, ishte Mascherano ai që e uroi kapitenin për lindjen e djalit.
Pasi dëgjoi urimin, ndërhyu Pique që i tha Mascheranos me shaka ”Ai është për gjithcka.”, duke bërë që të qeshurat të fillojnë.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme me këtë shaka nga Pique për Ramos: