Sergio Ramos ishte lojtari i fundit i Spanjës që dha intervistë pas fitores së mbrëmshme ndaj Argjentinës. Kapiteni foli për këto tema:
Triumfi 6-1
”Më kujtohet kur pranuan 4 gola në fushën e River Plates dhe tani kam kujtesën më të mirë për të mbajtur këtë triumf të madh.”
Argjentina
”Kemi pasur një ndeshje të studiuar mirë, në fund rezultati është i mirë dhe kemi përfituar nga rënia psiqike e tyre duke i ndëshkuar. Shkuam për një dhe vazhdonim për tjetrin gol.”
Pa Messin
”Leo është një lojtar i madh, unik, pa të Argjentina është inferiore, por me të është shumë më e fortë.”
Javë e bukur
”Në nivelin personal jam i lumtur, por jam i shqetësuar për të ardhmen, jo për të kaluarën. Lindja e djalit tim, kjo fitore..cfarë tjetër mund të kërkoni.”
Fjalët e Iscos
”Nuk e di se cfarë ka thënë, nuk e kam dëgjuar, por Isco është një lojtar i madh dhe sikurse Zidane ashtu edhe Lopetegui i kanë besuar dhe i besojnë atij. Për mua është një lojtar shumë i rëndësishëm në Madrid dhe në kombëtare.”
Diferenca mes klubit dhe kombëtares
”Jemi lojtar të ndryshëm në ekip dhe kombëtare, ka shumë gjëra që ju bëjnë të ndryshoni, nuk luani për të njejtën mënyrë. Duhet të pëlqeni futbollin dhe jetën.”
Euforia
”Jemi të qetë, nuk nxjerrim gjoks duke marrë fotografi me Kupën, përforcojmë moralin e ekipit por nuk kemi dhënë ende asgjë, duhet të shkojmë në Botëror.”
Juventus
”Fitorja ndaj Argjentinës nuk është një mesazh për askënd, ne flasim në fushë.”
Debati për sulmuesit
”Do të jetë i mirë. Konkurrenca dhe njerëzit e motivuar janë të mirë për kombëtaren. Dhe në fund, ata që kryjejnë detyrat nga këtu deri në fundin e ligave, do të jenë ata që shkojnë.”