Supertalenti Martin Odegaard erdhi në Real Madrid si 16 vjet duke u konsideruar si një nga perlat e së ardhmes të futbollit botërorë. Lojtari norvegjez i cili nuk ishte i gatshëm për ekipin e parë, tani po qëndron i huazuar në Heerenveen ku në 25 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar një asistim.
Odegaard në një intervistë pas fitores së kombëtares së tij ndaj Australisë me rezultat 4-1, ndeshje që luajti 12 minuta, ai foli për të ardhmen e tij në klubin Madrilen.
”Unë do të përpiqem të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të rikthehem në Real Madrid gjatë verës për të zhvilluar parasezonin. Atëherë ne do të shohim se cfarë do të ndodhë.”, thotë Odegaard.
Lojtari ka planifikuar të fillojë përgatitjet për sezonin e ri si lojtar Madrilen edhe pse nuk është i sigurtë për të ardhmen e tij pasi mund të huazohet sërish: ”Vendimi nuk është marrë. Tjetër huazim? Mund të jetë por nuk është koha e duhur që të flasim për këtë.”
Supertalenti Norvegjez gjithashtu shprehu dëshirën e tij të jetë i suksesshëm në Real Madrid: ”Nuk pendohem për vendimin. Kam zgjedhur atë që kam dashur dhe jam i lumtur. E dija që duhej të isha i duruar pasi Real Madridi është ekipi më i mirë në botë.”