Ish mesfushori Madrilen, aktualisht lojtar i Juventusit, Sami Khedira ka qetësuar tifozët e Zonjës së Vjetër pas spekulimeve se ai do t’i mungojë ekipit në ndeshjen ndaj Real Madridit në cerekfinale të Champions League.
Mesfushori Gjerman u largua nga ndeshja në barazimin ndaj Spanjës (1-1) dhe ka thënë se zëvëndësimi i tij ishte vetëm për kujdes.
”Ishte një ndeshje e mirë kundër një kundërshtari shumë të mirë. Ne e dimë se asnjëherë nuk është lehtë të fitosh ndaj Spanjës. Gjithashtu, mos u shqetësoni për zëvëndësimin tim: ishte vetëm një masë parandaluese pas ndjeva një sforcim në muskuj. Por tani gjithcka është mirë.”, ka shkruar Khedira në rrjetet sociale duke i bërë të ditur klubit të tij se do të jetë i gatshëm për supersfidën ndaj kampionit të Europës më 3 prill.