Thibaut Courtois do të luaje tek Chelsea, të paktën, edhe për një tjetër sezon. Belgut i përfundon kontrata me ekipin e ‘kaltërt’ në vitin 2019 dhe përpara Botërorit do të ulet për të negociuar dhe për të vendosur rinovimin e kontratës, ashtu siç konfirmon edhe vet lojtari në një intervistë për Sporza.
”Kam një vit më tepër në kontratë tek Chelsea dhe jam mirë. Në fund të sezonit do të ulemi dhe do të vendosim për të ardhmen. Kam jetuar këtu i qetë dhe e di që do të jem tek Chelsea edhe vitin që vjen,” shpjegoi Courtois.
Portieri Belg dëshiron të marë një vendim përpara botërorit: ”Nëse do të shkoj në Botëror me një ide të qartë, do e kem mendjen e lirë. Jam krenar që luaj për Chelsean dhe dua të vazhdoj bashkëpunimin.”
Nëse Courtois nuk vendos të rinovoje me Chelsean, ai do të mbetet një lojtarë i lirë në verën e vitit 2019.