Seanca e sotme stërvitore e Real Madridit ishte më ndryshe se ditëve tjera. Në fakt, ishte një ndeshje.
Dhe ndaj një rivali që ekipi A i tyre konsiderohet nga më të mirat në botë. Zidane me vetëm 5 lojtarët e tij në dispozicion (Theo, Llorente, Kiko, Modric dhe Benzema) dhe me Real Madrid Castillan, zhvilluan një ndeshje miqësore ndaj kombëtares së Argjentinës U20.
Rezultati ishte 6-1 për Madrilenët që shkatërruan të rinjët argjentinas. 4 nga këta 6 gola i shënoi Benzema ndërsa për mysafirët shënoi talenti Enzo Cabrera.