Në një evenimet të mbajtur gjatë ditës së djeshme në Casino de Madrid, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u desht të përballet me pyetje të ndryshme dhe njëra ndër to ishte edhe një pytje se a do të transferohet Neymar.
Presidenti Madrilen si gjithmonë i qetë nuk hezitoi t’i përgjigjet kësaj pyetje që ka bërë bujë të madhe në mediat botërore sportive në javët e fundit, sidomos pas eliminimit të PSG-së nga Real Madridi në Champions League.
”Neymar? E dija që do të më pyesni për këtë. Më lejoni që unë të mendoj për këtë dhe pastaj do të ju përgjigjem.”, ishin fjalët e Perez për mediat e shumta.
Emri i Neymar ka qenë shumë i lidhur me një transferim në klubin Madrilen në vitet e fundit dhe shumë media e konsiderojnë atë si synimin kryesor të Perez për merkaton e ardhshme.