Në një evenimet të mbajtur gjatë ditës së sotme në Casino de Madrid, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u desht të përballet me pyetje të ndryshme dhe të sikletshme siç ishte ajo e një lëvizje të mundëshme drejt Kinës nga Cristiano Ronaldo.
”Ai nuk na ka kërkuar të largohet, ka një kontratë për katër vite të tjera por kur rezultatet nuk janë aq të mëdha..”, filloi Perez.
Ndërsa për Gerard Morenon, ai vazhdoi: ”Dua që të shkoje në kombëtare sepse po bën shumë mirë.”
Presidenti poashtu foli edhe për biseden ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Luis Filipe Scolarit, trajnerit të Guangzhou Evergrande.
”Nëse ke një mik që jeton në Hong Kong, do e pyesësh se si është të jetosh në Hong Kong, është normale,” u përgjigj me sarkazëm presidenti.