Ndeshja e ekipit ndaj Juventusit ka filluar të sjellë përfitime tek ekipi ende pa u luajtur ndeshja.
Krejt kjo vjen pasi shumë media raportuan se 4 lojtarë Madrilen do të duhet të luftojnë për një vend startues ndaj Juventusit.
Bale, Isco, Asensio dhe Vazquez, kanë filluar menjëherë konkurrencën e tyre për vendin e startuesit ndaj Juventusit. Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Gironas kemi parë Asensio dhe Vazquez si startues dhe kështu mund të konsiderohet se njëri nga ta do të startojë ndaj Juventusit.
Por nuk duhet të harrojmë edhe Isco dhe Bale që nuk po heqin dorë. Isco është më pak favoriti por Bale po vazhdon të mos dorëzohet. Uellsiani luajti 20 minuta në ndeshjen e mbrëmshme dhe shënoi golin e 5’të të ekipit.
Pra, operacioni ‘Juventus’ ka sjellur përfitime tek ekipi Madrilen pasi lojtarët kanë filluar të konkurrojnë mes vete dhe të japin më të mirën në fushë që të bindin trajnerin për ndeshjen më vendimtare të sezonit.