Kur kanë mbetur edhe 15 ditë deri në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit, të dyja skuadrat do të përjetojnë disa ditë frikën për dëmtimet e lojtarëve të tyre që do të luajnë me kombëtaret e tyre në këtë javë.
Dhe alarmi ka arritur menjëherë tek Italianët. Eshtë qendëmbrojtësi Giorgio Chiellini ai i cili ka lëshuar kampin stërvitor të Italisë pasi kishte pësuar një dëmtim muskular në ndeshjen e fundit në Seria A ndaj Spalit.
Lojtari Italian është rikthyer në Torino për të vazhduar me rikuperimin e tij dhe do të ketë vetëm 2 javë në dispozicion që të rikthehet për ndeshjen e 3 prillit ndaj kampionit Europian.
Rikujtojmë që Juventusit do t’i mungojnë Pjanic dhe Benatia në ndeshjen e parë për shkak të suspendimit dhe gjithashtu edhe Cuadrado është në dyshim për këtë ndeshje.