Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Gironas. Tekniku Madrilen diskutoi për këto tema:
Ndeshjen e nesërme
”Një javë pa ndeshje ka qenë e mirë për ne që të stërvitemi dhe të rikuperohemi. La Liga është shumë konkurruese. Nuk ka ekipe të vogla dhe të gjitha luajnë shumë mirë. Girona është duke bërë një sezon shumë të mirë. E njohim kundërshtarin por gjëja më e rëndësishme është ajo që ne do të bëjmë në fushë. Ne punuam shumë mirë këtë javë dhe duhet të luajmë nesër.”
”Të gjithë lojtarët duan të luajnë, por kur ju shikoni tabelën është me e komplikuar të luftoni me La Ligan. Duhet të mendojmë se të gjitha ndeshjen janë të rëndësishme për t’u përgatitur. Tani jemi në vendin e tretë dhe duhet të rikthehemi përsëri në vendin e dytë: është një objektiv i rëndësishëm. Nesër ne kemi një mundësi për të bërë një ndeshje të madhe.”
Ndeshjet me kombëtare
”Ne nuk mund t’i ndryshojmë ato. Të gjithë janë të gatshëm dhe 19 do të luajnë me kombëtaret. Janë shumë, por kombëtarja është e rëndësishme për cdo lojtarë pasi prezanton vendin e tij. Kalendari është i tillë dhe nuk e di nëse është adekuat, por duhet t’a respektoni atë. Të gjithë ne duam që ata të rikthehen pa dëmtime.”
Juventusi
”E shoh fuqinë e tyre si vitin e kaluar. Eshtë një ekip shumë luftues, si gjithmonë dhe do të jetë një eliminatore e komplikuar dhe e vështirë. Opsionet janë 50% për të dyja ekipet. Le të luajmë së pari atje dhe të shohim. Unë kurrë nuk kam menduar se ekzistojnë topa të nxehtë apo të ftohtë. Do të luajmë ndaj një rivali të madh, por në këtë fazë të gjithë janë të mirë. Sa herë që luaj kundër Juventusit, ku kam kaluar 5 vite, është emocionuese. Do të më pëlqente të shmangem nga ta për shumë arsye. Shorti na ka detyruar të luajmë kundër tyre. Unë do të përpiqem të largoj mënjanë gjithcka që kam përjetuar atje, por gjithmonë t’a mbaj mend.”
Bale
”Nuk është i trishtuar. Eshtë këtu dhe është i lumtur që është me ne në këtë klub. Eshtë një lojtarë i rëndësishëm i kësaj skuadre.”
Vazquez në kombëtare
”Jam i lumtur që Vazque është ftuar nga kombëtarja pasi e meriton të kthehet. Gjithmonë është këtu dhe është një profesionist. Ai jep 150% nga ajo që bënë. Eshtë në një moment të mirv dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Si një trajnerë, e vlerësoj atë që ai po bën.”
Falënderime për Varane
”Kur ai nuk ka shqetësime në gjurin e tij, si tani, ka më shumë vazhdimësi. Ka nevojë të luajë dhe kur është në një moment të mirë të formës është një lojtarë i jashtëzakonshëm. Ai nuk ka luajtur në disa ndeshje pasi ka nevojë të pushojë, ashtu si të tjerët, dhe kjo gjithashtu e ndihmonë atë që të mos ketë më shumë probleme fizike.”
Neymar
”Atë që e thanë lojtarët, po e them edhe unë, është një lojtarë shumë i mirë, por nuk është i joni dhe unë si trajnerë duhet të flas vetëm për lojtarët e mi. Nuk është mirë të flitet për një lojtarë që nuk është i joni dhe duhet të respektojmë atë që ai i përket PSG-së. Kemi lojtarë shumë të mirë në skuadrën tonë. Klubi sjell një lojtarë të ri kur e di se ai është i rëndësishëm për ekipin. Duhet të mendojmë vetëm për fundin e sezonit.”