Janë të shumtë ata që e shohin të komplikuar një kalim të Neymar në Real Madrid por përpjekje të tilla nuk janë të pabaza dhe si nismë kanë vet lojtarët si dhe stafin teknik.
Florentino Perez dhe stafi i tij vazhdojnë të punojnë fort prapa skenave për të sforcuar një kalim të lojtarit me bisedimet e shpehta me babain dhe agjentin e tij, që para pak kohësh deklaroi publikisht që ai është i përkushtuar tek Paris Saint-Germain.
Dhe hierarkia e Madrilenëve shpreson të gjeje një marëveshje bazuar nga dëshira e dukshme e ekipit për të sjellur Brazilianin, pavarësisht të shkuarës së tij tek Barcelona.
”Kam vuajtur shumë përballë tij, do e nënshkruaja me Neymar,” thoshte Carvajal të Enjten mbrëma, që vijuan më pas me deklarata të tilla edhe nga Casemiro dhe Raphael Varane në intervistat e tyre për radio ‘El Transistor’ dhe ‘Onda Cero’.
Në të vërtetë, Casemiro e njeh mirë bashkëkombasin e tij dhe ka luajtur me të, duke pohuar që Neymar mund të përshtatet shumë mirë me Cristiano Ronaldon.
”Ai është një lojtar i madh, njëri nga tre më të mirët në botë,” diskutonte Casemiro.
”Do të përshtatej shumë mirë me Cristianon, shumë mirë.”
Por si qëndrojnë bastet për këtë lëvizje?
Ronaldo është një faktor mes shumë faktorëve që kjo marëveshje të realizohet, veçanërisht në termat financiarë.
Madrilenët duhet të vendosin nëse mund të përballojnë lojtarin e parë dhe të dytë më të paguar në botë, me Neymar që do të përfitonte 35 milion euro në vit dhe Ronaldo që aktualisht përfiton 21 milion euro në vit.
Ajo që është e sigurtë është se ylli i PSG nuk do të pranoje një ulje të pagës për t’u larguar nga Parisi dhe Ronaldo me siguri që nuk do të pranoje të paguhet më pak se dikush tjetër në klub.
Pavarësisht kësaj, diskutimi vazhdon dhe skuadra duket shumë e lumtur për t’i hapur dyert Neymar.
”Më pëlqen të luaj me më të mirët dhe është e qartë që Neymar është njëri nga më të mirët,” thoshte Sergio Ramos. ”Është më e lehtë të vish nga PSG se sa direkt nga Barcelona.”
Marcelo është poashtu optimist me deklaratat e tij: ”Një ditë do të luaje për Real Madridin.”
Ndoshta është pak e nxituar të thonim që kjo ditë do të ndodhë brenda 18 muajve të ardhshëm, por nëse Neymar kërkon një largim, atëherë Real Madridi do e priste me krahët hapur.