Bayern Munich e pret një verë e vështirë dhe e komplikuar sepse ylli i saj, Robert Lewandowski, po shtynë drejt një lëvizje larg Bundesligës, më saktësisht, drejt Madridit.
Me kontratën që i skadon në Qershor të vitit 2021, përfaqësuesi Polak po mëbshtetet tek Die Roten ndaj të cilit i ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe për të negociuar me Real Madridin.
Me besimin se marëdhënja ndërmjet klubeve është pozitive, e evidentuar edhe në negociatat për huazimin e James Rodriguez verën e shkuar, Real Madridi veçse ka arritur një marëveshje në princip me agjentin e Lewandowskit, Pini Zahavi, gjithnjë sipas Mundo Deportivos.
Sulmuesi shpreson se mund të bëje një lëvizje të fundit dhe të madhe në karrierën e tij dhe të shijoje ditët e tij më të mira në Santiago Bernabeu, duke marë rolin e ‘9’ që ka ekzistuar në Real Madrid për një kohë të gjatë.
Si i tillë, ndryshimi i agjentit në fillimin e këtij viti nënkuptonte qëllimin e Polakit dhe takimet e Zahavit me presidentin e Realit, Florentino Perez, si dhe me krahun e tij të djathtë, Jose Angel Sanchez, rritë akoma më shumë shanset për një marëveshje.
Gjithçka që mbetet është vendimi i Bayern për të hequr dorë nga shërbimet e tij, me drejtorin e përgjithshëm Karl Heinz Rummenigge që së fundmi ka deklaruar që nuk do ndaloje largimin e ndonjë lojtari që nuk dëshiron më të luaje për klubin.