Zinedine Zidane do të shfrytëzojë pushimin e ekipeve për shkak të ndeshjeve me kombëtare dhe do të përmbushë një arsye të mirë.
Tekniku Madrilen do të rikthehet të luajë me ‘heronjtë e vitit 1998’ në një ndeshje bamirësie më 21 mars që do të të jetë në mes të kombëtares së Francës të vitit 1998 që u shpallën kampionë botërorë dhe një ekipi tjetër të formuar ndërkombëtarisht.
Fondet e mbledhura nga kjo ndeshje do të shkojnë për fondacionin ‘Mécénat Chirurgie Cardiaque’ dhe pjesëmarrjen e tyre tashmë e kanë konfirmuar edhe Robert Pires, Laurent Blanc dhe Alain Boghossian.
Nuk do të jetë hera e parë që Zidane merr pjesë në ndeshje bamirësie pasi më parë ka organizuar shumë ndeshje të tilla sidomos me Ronaldon e vjetër (fenomenin).