Situata e Gareth Bale ka ndryshuar rrënjësisht këtë sezon. Sipas njoftimeve të fundit nga mediat Spanjolle, pas humbjes së vendit të titullarit, agjeniti i Bale, Jonathan Barnett, ka filluar të hetojë për klubin e ri të klientit të tij që nga merkato e ardhshme verore.
Preferenca e lojtarit vazhdon të jetë rikthimi në Premier League por nuk përjashtohet edhe një transferim në PSG. Nëse vjen ndonjë intersim për shitjen e tij, Perez tashmë ka vendosur për çmimin e tij dhe ai është 130 milionë euro. Për momentin sipas mediave në Spanjë, 4 klubet më të interesuara për të janë: PSG, Man UTD, Chelsea dhe Tottenham,