Klubi Madrilen është duke kërkuar mënyra që t’a bind PSG-në pasi ka marrë miratimin e Neymar i cili është i ngopur me Ligue 1 dhe jetën në Paris. Babai i tij e sheh operacionin shumë të komplikuar.
Sipas ‘AS’, Madridi ta nisur tashmë operacionin ‘Neymar’. Sic u njoftua edhe më parë, të premten e kaluar është mbajtur një mbledhje nga emisarët e Real Madridit, babai i Neymar dhe dy avokatë, në Paris për të nxitur nënshkrimin e Brazilianit për klubin Madrilen. Drejtuesit Madrilen i njoftuan babait të tij interesimin për nënshkrimin me djalin e tij, strategjinë, pagën dhe bonuset që do të përfitonte braziliani në klubin Madrilen.
Duke arritur miratimin e lojtarit, i cili tha se është i mërzitur në Francë: ”5 muaj kanë qenë si 5 vjet.”, Madridi tani po kërkon mënyrën për ta bindur PSG. Klubi Madrilen synon të përmbyll marrëveshjen para fillimit të Kupës së Botës ‘Rusia 2018’.
Nënshkrimi i brazilianit, i cili është alternativa kryesore dhe e para e Madridit për të përforcuar ekipin, kushtëzon të gjithë planifikimin e stafit të sezonit të ardhshëm. Për këtë arsye, drejtuesit Madrilen dëshirojnë ta mbyllin sa më shpejtë këtë cështje dhe të merren me pjesën tjetër të përforcimeve.
Marcelo mund të luajë një rol kyc në transferimin e Neymar. Në fakt në ndeshjen e parë Real Madrid vs. PSG, në eliminatoren e Champions League këtë sezon, ai kishte mundësinë ti tregonte superyllit Brazilian se mund të pritet shumë mirë në dhomat e zhveshjes së Madridit.