Më i mirë. Të gjithë e thonë këtë për Cristiano Ronaldon në vitin 2018. Portugezi po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme në këto 2 muajt e gjysëm të këtij viti dhe tani shumë media kanë filluar atë t’a konsiderojnë si nënshkrimin e merkatos dimërore për klubin Madrilen.
Cristiano ka shënuar 17 gola në 12 ndeshje në vitin 2018 dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë i këtij në top 5 ligat më të forta në Europë me 5 gola para Griezmann që gjendet në vendin e dytë me 12 gola të shënuar brenda këtij viti.
Atëherë kur të gjithë tifozët kërkonin që Zidane të transferojë një sulmues gjatë merkatos dimërore për shkak të formës së dobët së Benzemas, tekniku Madrilen nuk mendoi kështu dhe vendosi t’i besojë lojtarëve aktual.
Dhe është pikërisht Cristiano ai që ka rikthyer golat për ekipin në vitin 2018 dhe lirisht mund të quhet nënshkrimi më i mirë i merkatos dimërore që ishte gjatë muajit janar.
Ndër golat më të rëndësishëm të Cristianos deri më tani këtë vit ishin ata 3 ndaj PSG-së, dy në Bernabeu dhe në Parc des Princes.