Numrat nuk e përforcojnë mbrojtjen e Zidane për Benzeman. Këtë sezon sulmuesi Madrilen ka shënuar vetëm 8 gola në 2.303 minuta.
”Atij që i pëlqen futbolli e kupton lojën e Benzemas.”, tha Zidane në mbrojtjen e tij të fundit ndaj kritikave të sulmuesit Madrilen.
Por, këto fjalë të Zidane nuk janë të gatshme për t’u përballur me ish sulmuesin Madrilen, Gonzalo Higuain, i cili që nga koha kur është larguar nga Madridi ka shënuar më shumë se Benzema për ekipin Madrilen.
Higuain ka shënuar 44 gola më shumë se Benzema që nga largimi i tij nga ekipi Madrilen dhe Argjentinasi ka një mesatare prej 0.60 gola për ndeshje në krahasim me Francezin që ka 0.46 gola për ndeshje.
Në sezonin e kaluar gjithashtu, Morata shënoi 20 gola në 1.872 minuta ndërsa Benzema shënoi vetëm 19 në 3.239 minuta. Morata u largua nga ekipi Madrilen ndërsa Francezi ende gjendet në Madrid dhe po zhgënjen me performancat e tij këtë sezon.
Higuain e kishte ndarë pozitën e sulmuesit Madrilen për 4 sezone me Benzeman dhe kishte shënuar vetëm një gol më pak se ai (86 me 87) por me 20 ndeshje më pak të luajtur (163 me 183). Këta numra nuk i dhanë qëndrimin El Pipitas por Benzemas që ende nuk po arrin të gjej formën e tij më të mirë në dy sezonet e fundit.