Zidane është i brengosur për kartonat e verdhë që Gareth Bale i ka marrë në kohët fundit.
Jo më pak se 4 kartona të verdhë i ka marrë Uellsiani në 9 ndeshjet e fundit në La Liga. t 4 prej tyre i ka marrë në ndeshjet si mysafir. Dy prej këtyre ndëshkimeve ishin ndaj Eibarit pas ndërhyrjeve ndërsa dy të tjera janë për shkak të protestave ndaj gjyqtarit të ndeshjes.
E para ishte ndaj Valencias në fitoren 1-4 të ekipit në Mestalla ndërsa e dyta ndaj Betisit në fitoren 3-5 në Villamarin. E gjithë kjo situatë kur bëhet bashkë me formën jo të mirë të tij ka sjellur edhe më shumë shqetësime në stafin Madrilen për neglizhencën që ai ka treguar.
Brenda klubit të gjithë mendojnë se këto ndikojnë në humbjen e statusit të lotjarit brenda ekipit, gjë që e ka bërë atë me nervozizëm dhe shqetësim për të ardhmen e tij.
Në sezonin e kaluar ai mori vetëm 3 kartona të verdhë ndërsa këtë sezon tashmë ka pranuar 4 të tillë. I konsideruar si i paprekshëm në 4 sezonet e para, Bale tani e ka humbur praninë në ndeshjet që i kanë sjellur tituj ekipit të udhëhequr nga Zidane.