Zinedine Zidane i ka dhënë disa ditë pushimi lojtarëve të tij para se të kthehen në stërvitje që të përgatiten për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Gironas të dielën më 18 mars.
Disa lojtarë Madrilen, shfrytëzuan këto dy ditë pushimi që t’i kalojnë me familjet e tyre ndërsa Borja Mayoral vendosi të udhëtojë në një vizitë në qytetin e Milanos, ku mbrëmë gjithashtu ndoqi nga afër ndeshjen Inter-Napoli.
”Njohja e njërit nga stadiumet më të mëdha në Europë. Superndeshje mes Interit dhe Napolit. #SeriaA.”, ishte shkrimi i Mayoral me një foto të stadiumit ku ekipi fitoi Champions Leaguen e 11’të në vitin 2016 ndaj Atleticos në finale.