Marco Verratti u përjashtua me kartonin e kuq në pjesën e dytë të disfatës së mbrëmshme ndaj Real Madridit, por agjenti i tij, Mino Raiola, theksoin që gjyqtari Felix Brych ishte i njëanshëm.
Raiola poashtu insistoi që Verratti bëri gjithçka dhe tentoi maksimumin për të ndihmuar PSG të fitonte.
”Ndoshta ai shkoi shumë larg kur protestoi, por reagimi i tij ishte frustrimi i një lojtari që dëshiron të bëje gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin të kualifikohet,” thotë Raiola.
”Ishte një reagim instikti dhe ndoshta prej krenarie.”
”Por mes tjerash, Ronaldo poashtu protestoi në disa mënyra të papëlqyeshme, por nuk u ndëshkua.”
”Ai madje nuk u ndëshkua as kur tentoi të godiste Dani Alves”, përfundoi Raiola.