Asgjë nuk ka ndryshuar. Marca informoi publikun rreth të ardhmes së Zidane dhe superioriteti i Madridit ndaj PSG-së, në asnjë mënyrë nuk ka ndryshuar mendimin e presidentit dhe trajnerit në lidhje për të ardhmen e tij. Të gjithë lojtarët kryesorë në ekip dëshirojnë vazhdimin e tij.
Zidane do të pres fundin e sezonit për të vazhduar apo jo projektin e tij si trajner Madrilen. Muaji qershor do të jetë vendimtarë për të. Dhe ai do t’a bëjë këtë vendim pa asnjë presion dhe do të pyes zemrën dhe kokën e tij nëse do të vazhdojë apo jo.
Perez është duke pritur ende ngjarjet. As në momentet e këqija kur ka pasur shumë vështirësi, presidenti nuk ka menduar shkarkimin e tij. Ai e di se Zidane do të zgjedhë opsionin më të mirë të mundshëm për Real Madridin.
Besimi është ende i plotë në të dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me dështimet në La Liga. Besnikëria për Zidane është në cdo moment të keq. Lojtarët gjithashtu janë pranë tij. Kapitenët kanë treguar se do të jenë deri në vdekje me të dhe ai e pa këtë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Parisit. Ronaldo, Ramos, Marcelo dhe Benzema, besojnë tek ai dhe nuk i kanë vënë re disa pakënaqësive të lojtarëve Madrilen për shkak të minutave. Realiteti është se ky grup është me Zidane dhe do të mbrojë vazhdimisht atë në zyret e Bernabeut dhe në fushë gjatë ndeshjeve.