Cristiano Ronaldo ishte afër por i shpëtoi një goditjes nga një shishe e gjuajtur nga tifozët e PSG-së në momentin kur ai festonte golin e tij të shënuar në ndeshjen e mbrëmshme.
Portugezi vrapoi në një nga qoshet e fushës dhe u përqafua nga Carvajal. Para se të arrinin bashkëlojtarët tjerë, Cristiano u ngrit në këmbë dhe dikush nga tifozët e vendasëve i hodhi një shishe me ujë në drejtim të tij, sic shihet në foto.
Goli i tij gjithashtu kishte ndikim në ndjenjat e tifozëve vendas të cilët detyruan gjyqtarin t’a ndalonte ndeshjen dy herë për shkak të fishekzjarreve që kishin ndezur.