Ditë për t’u harruar nga Vinicius Junior. Lojtari i Flamengos u përjashtua vetëm 10 minuta pasi u fut në fushë. Ai përballej me armikun e veçantë, Botafogo (1-0). Në ekipin e Bogafogos nuk e trajtuan mirë dhe kjo provokoi edhe një festë të veçantë nga ai në ndeshjen e fundit.
Pikërisht në atë përballje, tifozët e Botafogos e pritën familjen e tij me vërshëllima dhe gjeste raciste që u përsëritën edhe me daljen e tij nga fusha.
Loja e fundit shkaktoi shumë polemika dhe vendimi i arbitrit ishte i paevitueshëm. Madrileni i ardhshëm u fut në fushë në minutën e 26 të pjesës së dytë teksa ekipi i tij kishte avantazhin e një goli. Kishin kaluar gjysmë ore në pjesën e dytë dhe vetëm 10 minuta më pas, u panë disa goditje dhe shtyrje, më saktësisht me Igor Rabello në qendrën e fushës. Kjo për të vjedhur topin dhe për të nxituar lojën si dhe për të nisur një kundërsulm. Arbitri nuk kishte çfarë mendonte: karton i kuq direkt.
I trishtuar dhe me kokën ulur, Vinicius u sulmua nga tifozët rival teksa dilte nga fusha. Gjeste të pahijshme, racizëm dhe sharje, hudhje gjësendesh drejt tij, duke mos marë asnjë lloj simpatie drejt daljes nga fusha në stadiumin Nilton Santos.