Ekipi ka përfunduar seancën e parë stërvitore para ndeshjes ndaj PSG-së, të martën me fillim në ora 20:45.
Lajmi më i mirë nga stërvitja e sotme ishte rikthimi i Luka Modric dhe Toni Kroos në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, dy ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.
Njëkohësisht është rikthyer edhe buzëqeshja tek Zidane i cili pavarësisht dëmtimit të dy mesfushorëve, insistonte që ata do të jenë të gatshëm.
Fotot nga stërvitja e sotme: