Real Madridi po shkon drejt ndeshjes së sezonit dhe Marcelo është inkorporuar me skuadrën. Parisi është vendi që Madrilenët duhet të ‘pushtojnë’ për të kaluar tutje. E 13-ta apo një sezon për t’u harruar, nuk ka opsion tjetër.
Braziliani ishte vendimtar në fitoren 3-1 në Santiago Bernabeu dhe ka arritur të rikuperohet në kohë pas një dëmtimi muskular, teksa Kroos dhe Modric nuk ia dalin dot dhe është pothuajse e pamundur që të luajnë në Paris. Marcelo kishte 28 minuta ndaj Getafes dhe nuk dha asnjë shenjë të një lojtari të lodhur apo të dëmtuar. Vertikal dhe shumë eksploziv, anësori bëri që problemi muskular të mos ketë qenë kurrë edhe pse falë këtij dëmtimi humbi ndeshjet ndaj Leganes, Alaves dhe Espanyol.
Ishte aq i lumtur për rikthimin sa që me gjestet e tij nga stoli, bëri që skuadra të rigjente të qeshurat dhe të mos ketë presionin e ndeshjes. Menjëherë pasi u fut në lojë, ai arriti të gjente Cristianon në zonë për t’i dhënë një asist për golin e 3-1. Pas përfundimit të ndeshjes, Zidane i tha të vazhdoje me punën në fushë me disa vrapime të lehta, diçka që na çon të mendojmë që ai do të jetë në startues në Paris.
Përveç Marcelos, tekniku Francez u tha të vazhdojnë të punojnë në fushë edhe Marco Asensios si dhe Lucas Vazquez, me formacionin tashmë të vendosur për ndeshjen e së Martës. Do të jetë Asensio – Vazquez nga krahët, të mbështetur nga Kovacic dhe Casemiro në qendër, dhe Benzema – Cristiano në sulm, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Marcelo – Ramos – Varane – Carvajal, me Keylor Navas në portë.