Sergio Ramos ka dhënë një intervistë pas fitores së sontme ndaj Getafes në Bernabeu me rezultat 3-1, intervistë në të cilën ka disktuar për shumë tema duke përfshirë edhe PSG-në, kundërshtarin e ardhshëm.
Këto ishin fjalët e kapiteni pas ndeshjes:
Fitorja
”Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kemi luajtur përball tifozëve tanë dhe kjo ka mundur t’a bëjë më lehtë, por nuk është kështu. Ata luajtën mirë edhe pse kemi luajtur kundër 10’të lojtarëve dhe kjo na bëri të kontrollojmë ndeshjen.”
PSG
”Ne tashmë e dimë se çfarë do të thotë Championsi për Real Madridin. Ne duhet të shkojmë në Paris me seriozitetin dhe identitetin që e kemi treguar në ndeshjen e parë. E dimë se do të jetë shumë e komplikuar por kemi një objektiv të qartë.”
”Jemi duke pritur një rival të madh. E dimë se duhet të përqendrohemi në maksimum dhe të jemi serioz si sonte pasi kanë lojtarë shumë të mirë në sulmin e tyre por edhe ne mund ti ndëshkojmë.”
Marcelo
”Ai ka hyrë në fushë për të marrë ritmin. Eshtë një lloj i lojtarit që bënë diferencën. Kur ai është kështu e gjithë skuadra është më e mirë. Kemi pasur shumë lojtarë të rëndësishëm që janë dëmtuar.”
Barca vs. Atletico
”Do t’a mbaj në mendje dhe do ta shikojë atë sepse më pëlqen futbolli. Për ne gjëja më e mirë është që ata të ndahen baraz.”