”Është shumë i mirë, njëri nga anësorët më të mirë në botë pas Daniel Alves. Ka shumë vite që luan mirë, sulmon me forcë dhe mbrohet me të njëjtën vendosshmëri. Kishte kohë që Real Madridi nuk kishte një anësor aq të mirë sa ai.”
Këto ishin elozhet e Cafu për anësorin Madrilen këtë të Hënë në Monaco, ku Braziliani u prezentua si anëtar i akademisë Laureus për çmimet e kësaj akademie në lidhje me sportistët më të mirë të vitit 2017.
”Është shumë i mirë, njëri nga më të mirët në botë pas Dani Alves.”
Ish-anësori Brazilian, që ishte i ulur pranë Raul Gonzalez dhe Japonezit Nakata, poashtu ambasadorë të akademisë, ka folur poashtu edhe për bashkë kombasin e tij Neymar, të cilin e sheh të përshtatshëm për Real Madridin. Cavu nuk dëshironte të futej në debatin nëse ai duhet apo nuk duhet larguar nga PSG, ”Ai është që duhet të dijë se çfarë e bindë më shumë dhe ne të tjerët duhet të respektojmë vendimin e tij”, shpjegoi ai.
I pyetur nëse kampionati Francez nuk është mjaftueshëm kompetitiv për një futbollist të nivelit të Neymar, Cafu siguroi që ”lojtarët e nivelit të lartë mund të luajnë në çdo vend të botës” dhe i doli në mbrojtje bashkëkombasit të tij duke theksuar që falë Neymar, kampionati Francez tani është njëri nga më të ndjekurit në botë.