Karim Benzema gjithmonë ka qenë një lojtar shumël i ndjeshëm ndaj kritikave, si nga mediat, ashtu edhe nga tifozët. Mënyra e tij e të luajturit, lëvizjet në fushën e lojës dhe qëndrimi i tij kanë bërë që kritikat të jenë të shumta, por duhet thënë që ai asnjëherë nuk e ka fshehur këtë mënyrë. Asnjëherë. Dhe nëse ka dikush dyshime, duhet pyetur se pse Cristiano Ronaldo dëshiron t’a ketë gjithmonë pranë vetës. Mungesa e egoizmit tek Karim Benzema kompenzohet me pangopësinë e Cristiano Ronaldos.
Portugezi kërkoi mbështetje për Benzeman pas golit të parë ndaj Alaves që erdhi falë një prekje gjeniale të topit nga ana e Frencezit dhe diçka të tillë bëri edhe Bale që dukej shumë i afërt dhe i dashur me të. Të dy yjet kërkonin versionin e tij më të mirë. Dhe kur Francezi shikon se si e mbështesin, gjithçka është më e lehtë dhe Real Madridi luan më mirë.
Bashkëlojtarët e shohin Francezin një lojtarë që gjithmonë ka qenë aty, i gatshëm për të bërë më të mirën e mundëshme. Ndaj Alaves ndihmoi në zhbllokimin e ndeshjes dhe këtë e bëri falë talentit që posedon. Bashkëlojtarët e duan përkrahë tyre dhe e inkurajojnë. Bale fitoi një penallti me lehtësi të madhe dhe falë zemërgjerësisë së Ronaldos, mundësia që Benzema të shënoje dhe të duartrokitet nga Bernabeu u bë realitet.
Para një viti, Benzemas i shkonte keq, shumë keq. Thuhet që edhe drejtuesit kishin menduar t’i gjenin një skuadër tjetër, por gjenalitati i tij i bëri të gjithë të bëjnë një hap prapa. Veprimi i tij gjenial vleu një finale të Champions League, pas shkëlqimit në Vicente Calderon. Por, a do të jetë i aftë Benzema në ri-përsërisë situatën e ngjajshme?
Benzema nuk don t’ia dije për vetminë. Preferon të kaloje mirë me shumë njerëz, ata të cilët e bëjnë të lumtur. E vërteta është që nuk ka qenë një ‘9’ tipike që lëviz vetëm përballë portës dhe kjo ka bërë që imazhi i tij të dëmtohet, por e vërteta tjetër është që kur ai ndodhet në formë është aq vendimtarë sa ata që shënojnë.
Duket që fati i keq do e ndiqte deri në fundin e ndeshjes. E vërshëllyen kur dështoi të shënonte. Një gol iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje që në fakt ishte krejt i rregullt, por një penallti u shfaq në minutat e fundit dhe gjithkush ishte i lumtur. Përveç kësaj, ishte vendimtar në fitoren e Real Madridit. Një tjetër herë më shumë.