Cristiano Ronaldo ka bërë nxitje për të rikuperuar gjendjen psikologjike të Karim Benzemas dhe është duke shkuar rrugës për t’ia arritur këtë qëllim. Kjo sepse ndeshja e sulmuesit Portugez u veçua edhe nga gjestet e mira për Francezin. Në fillim, sepse i fali penalltinë për të shënuar, penallti që u fitua nga Gareth Bale. Ishte Bernabeu që vlerësoi gjestin e Cristianos dhe u ngrit në këmbë për t’a duartrokitur. Dhe Karim nuk zhgënjeu. Goli i parë që shënon nga penalltia si futbollist i Real Madridit.
Por penalltia nuk ishte gjesti i vetëm i Cristiano Ronaldos ndaj Benzemas. Portugezi shënoi golin hapës të takimit përpara pushimit të pjesëve.. dhe shfrytëzoi festimin e tij për të kërkuar dashuri nga tifozët për Karim Benzema, i cili u vërshëllye pak minuta më parë për një rast të humbur përpara portës, por që pak më vonë asistoi me gjenialitetin e tij për Cristianon.
Ronaldo është shumë i varur nga lidhja ndërmjet Bernabeut dhe Benzemas dhe po bën gjithçka që është e mundur për t’a ndihmuar sulmuesin Francez. Në ndeshjen ndaj Real Sociedad, kur Karim dështoi të shënonte në një rast të minutës së fundit të takimit dhe vërshëllimat u dëgjuan, Cristiano doli para tifozëve duke kundërshtuar qëndrimin e tyre. Dhe, pasi shënoi, e bëri protagonist për asistimin e tij.
Benzema, që dëgjoi vërshëllimat pas humbjes së rastit përballë Pacheco, ndryshoi qëndrimin e Bernabeut duke marë duartrokitje falë asistimeve të tij, golit të shënuar dhe në përgjithësi, për ndeshjen që bëri. Karim mbylli ndeshjen me dy asistime për Cristianon dhe një për Balen pasi i rrëmbeu topin Alexis. Kuptohet që këtë herë Bernabeu u dëgjua duke duartrokitur që me këtë shenjë vlerësoi sforcon dhe performancën e tij madhështore.