Zinedine Zidane theksoi në konferencën e sotme për media që Bale mbetet një lojtar i rëndësishëm për ekipin edhe përkundër faktit që ai nuk është më një titullar i padiskutueshëm dhe klubi besohet se ka hequr dorë prej tij.
Uellsiani startoi në stol në ndeshjen e Champions League ndaj Paris Saint-Germain në Bernabeu dhe poashtu në ndeshjen e mesjavës ndaj Leganes ku mes tjerash dështoi të impresiononte kur u fut në fushë. Sidoqoftë, Zidane mohon të ketë ndonjë problem me lojtarin.
”Ai gjithmonë do të jetë i rëndësishëm për ekipin dhe është në proces për t’u kthyer në drejtimin e duhur. Një lojtarë mund të qëndroje jashtë, por ai nuk është i vetmi dhe këtu mendoj për të gjithë grupin,” u shpreh Zidane përpara ndeshjes ndaj Alaves.
”E di që disa lojtarë nuk ju interesojnë por ka disa që stërviten çdo ditë , me shumë përkushtim dhe unë interesohem për ta. E shoh Balen njëjtë si ato dhe llogaris tek të gjithë.”
”Gjëja e ërndësishme është që kur të stërviten të jenë të fokusuar. Dua që ai të jetë në 100% e formës dhe nuk dua t’a humbas përsëri. Shumë gjëra janë të rëndësishme dhe ka shumë për të dhënë por unë jam i sigurtë që ai do të luaje një rol të rëndësishëm në skuadër.”
Bale nuk u shfaq i lumtur për faktin që qëndroi në stol në ndeshjen ndaj Leganes dhe Ceballos poashtu u duk i acaruar kur u dërgua në fushën e lojës vetëm 29 sekonda përpara fundit.
”U ndjeva keq, me të vërtetë shumë keq,” theksoi Zidane.
”I thash që nuk më pëlqen të fus një lojtarë për 30 sekondat e fundit. Ai nuk ka patur minuta të mjaftueshme dhe pavarësisht kësaj vazhdon të punoje, është fantastik dhe unë e mbaj mend ndeshjen ndaj Alaves kur shënoi dy gola.”
Real Madridi deri më tani ka patur një sezon zhgënjyes dhe dyshimet vazhdojnë të mbeten në ajër nëse skuadra mund të eleminoje PSG në ndeshjen e kthimit, por Zidane e vuri theksin tek golat e shënuar së fundmi.
”Është e qartë që kemi karakter, personalitet dhe të shënosh 26 gola në 6 ndeshje është diçka e mirë. Duam të vazhdojmë me formën e mirë,” përfundoi ai.