Gareth Bale është duke u tregtuar nga Real Madridi. Ndërsa, sic është shkruar në AS para disa ditëve, saktësisht më 18 shkurt, e ardhmja e tij është më larg se kurrë nga klubi Madrilen edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2022. Me 28 vite, nuk është një premtim, por Real Madridi e priti atë për 5 vite. Dicka që ka ulur kredinë e tij në bazë të numrave në zyret e Bernabeut që kanë ardhur deri në pikën e konsiderimit seriozisht të shitjes së Bale në verën e ardhshme. Ndër të tjerat, analizojmë disa aryset pse Uellsiani nuk po mendohet që do të qëndrojë dhe klubi e konsideron shitjen e tij.
Bale ka lënë disa imazhe të mira për historinë e klubi, supergoli ndaj Barcelonës në finale të Copa del Rey apo goli i dytë i ekipit në finalen e La Decimas, por shumë prova ka klubi që ai nuk është pasardhësi i denjë për Cristiano Ronaldo, ashtu dhe si mendonte Perez kur e nënshkroi atë për 101 milionë euro në vitin 2013. Portugezi është konvertuar në shtyllën e Madridi në vitet e fundit, ka fituar 5 topa të Artë, dhe vazhdon të thyej rekorde me Madridin dhe në futbollin Europian. Kjo ecuri është një kontrast me atë të Uellsianit. Madje në asnjë nga sezonet e tij në Madrid, Bale nuk ka qenë në 3 lojtarët finalist për topin e Artë (në këtë vitin e fundit nuk ishte as në listën e madhe prej 30 lojtarëve) dhe shërbimet sportive të tij nuk kanë kompletuar pritjet e presidentit të klubit dhe gjithë Madridizmit.
Rruga e Bale në ka qenë gjithmonë e markuar nga dështimi i baraspeshimit. Bale kishte gjithcka për të triumfuar. Një shpejtësi dhe një goditje të jashtëzakonshme, i fortë me lojën në ajër dhe me një pozitë dominuese të marketingut në Britani dhe në Azi. Por, ishin dëmtimet ato që e penguan ta shfrytëzojë këtë mundësi. Deri në 19 dëmtime të rënda ka pësuar Uellsiani në Madrid dhe kjo ka bërë që ai të humbasë më shumë se 70 ndeshje. Madje është lojtari që e ka vënë trupin e tij në dyshim si gjithmonë. Ai nuk i beson vetvetes. Vetëm shikoni se si lëviz Bale nga stoli, duke prekur muskulin e tij më të ndishëm, bicepsin femoral. Këto dyshime ndikuan në të. Në të dhe në lojën e tij. Kjo mungesë e besimit dhe kontinuiteti gjithmonë kanë qenë një pyetje për të. Bale ka luajtur vetëm 35.5% të minutave të mundshëm këtë sezon. Dhe kjo komponentë ekonomike peshon rëndë në Madrid.
Qëndrimi i tij në ndeshjet e fundit nuk ndihmon popullaritetin e figurës së tij në klub. Ndaj PSG-së, gjestet e tij të zhgënjimit që ishte zëvëndësues në një natë të madhe për ekipin ishin shumë të dukshme. Së pari u pa që po anashkalonte ndeshjen nga stoli. Më vonë ai ngadalësonte në kohën e ngritjes për t’u përgatitur që të hyjë në fushë. Dhe së fundi, nuk morri pjesë në thirrjen e Ramos në fund tëndeshjes për t’i falënderuar tifozët në Bernabeu. Me sytë e tij të ulur poshtë, vazhdoi i pari drejt zhveshtores.
Zidane i dha titullarin ndaj Betisit por e zëvëndësoi në minutën e 73’të pasi ishte terësisht i humbur në ndeshjes: nuk rikuperoi asnjë top, vetëm kompletoi një driblim dhe bëri dy goditje në duart e portjerit Adan. ”Ka luajtur lojën e tij.”, janë fjalët e Zidane për ndeshjen e britanikut në Villamarin. Dhe në Butarque mbrëmë, ai shkoi në zhveshtore ende pa përfunduar pjesa e parë.
I mbrojtur deri më tani që nga koha kur Ancelotti kur ishte trajner, statusi i tij tani ka ndryshuar. Ai nuk është më i paprekshëm dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për situatën e tij. Një shitje e mundshme e Bale është pasi ai do të mbushte arkat e klubit që ka ndërmend të bëjë transferime bombastike duke filluar me Neymar, Hazard apo Kane, që janë më të pëlqyerit e klubit Madrilen.