Kapiteni Ramos ka folur për media pas fitores së sontme ndaj Leganes 1-3 në stadiumin Butarque, ndeshje që është dashur të zhvillohet në muajin dhjetor por ishte shtyrë për shkak se ekipi Madrilen gjendej në Emiratet e Bashkuar duke luajtur për Kupën e botës për Klube.
Ramos u shpreh i lumtur për fitoren, ndeshjen e 550-të të tij me klubin dhe penalltinë e shënuar.
Fitorja dhe 550 ndeshjet
”Së pari kolektivi është përpjekur për të shënuar 3 golat, kemi pasur një pjerrësi dhe është e rëndësishme të ngushtojmë diferencën në tabelën e klasifikimit. Kanë ardhur shpejt 550 ndeshje, kontribova me një gol që është i rëndësishëm.”
Penalltitë
”Sa herë që nuk është Cristiano, apo nuk është Bale, jam unë, ne bëjmë ndryshime. Nuk ka rivalitet për penalltitë brenda ekipit.”
Ndjenjat
”Eshtë e vërtetë që këto fitore gjithmonë janë të mira për të rritur shpirtin, pavarësisht nga rezultatet e dobëta rruga është e sigurtë, kemi rikthyer ndeshjen dhe e përmbushëm objektivin pak nga pak. Vazhdojmë të luftojmë në kampionat dhe të përpiqemi për të fituar të gjitha pikët e mundura.”
Golat
”Sa herë që niveli është më i lartë, ekipet kanë shumë gjëra të mira për të bërë, shkojmë të përmirësohemi dhe të përpiqemi që të pranojmë gola sa më pak që është e mundur.”