Trajneri Madrilen, Zinedine Zidane është i vetmi person brenda klubit Madrilen i cili e po e mbështet Benzeman aktualalisht bëjnë të ditur mediet spanjolle.
Sulmuesi francez në konkurrencë me çdo sulmues tjetër Madrilen, sipas asaj që thuhet në medie, ka daluar fitimtar.
Edhe pse Morata arriti të shënojë 20 gola në sezonin e tij të parë pas rikthimit në Real Madrid nga Juventusi, sulmuesi spanjoll nuk arriti t`ia zë vendin e titullarit Benzemas. Kjo sic raportojnë mediet në Spanjë ishte edhe arsyeja e largimit të tij drejt Chelseas.
Situatën e njëjtë e përjetuan edhe Mariano e Mayoral. I pari u largua në drejtim të Lyonit, ndërsa i dyti aktualisht është pjesë e Real Madridit.
Benzema arriti të shenojë gol në ndeshjen e fundit ndaj Real Betisit në La Liga. Deri para kësaj ndeshje në bazë të statistikave sulmuesi francez nuk kishte arritur të shënonte gol në Kampionat që nga 25 nëntori i vitit 2017.
Sipas statistikave të publikuara, Benzema deri me tani në këtë sezon ka arritur tè shenojë 7 gola në 27 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.
Fundi i këtij sezoni do të tregojë nëse trajneri Madrilen ka pasur të drejtë apo jo kur ka vendosur ta mbështesë Benzeman para sulmuesve të tjerë.