Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp para me ndeshjes së nesërme kundër Leganes me fillim nga ora 18:45. Tekniku Madrilen analizoi fitoren e fundit të ekipit dhe këto tema në konferencën e sotme
”Kohët e fundit po bëjmë mirë, po e tregojmë dhe duam të vazhdojmë me këtë ecuri të mirë. Kjo është ajo që ne përpiqemi të përgatisim cdo javë.”, thotë Zidane.
”Nesër kemi një tjetër ndeshje dhe duam të kemi të njejtin përqendrim dhe intensitet për të ruajtur atë që po bëjmë. Ne jemi absolutisht të fokusuar për nesër, sepse janë tre pikë në lojë kundër Leganes.”
Momentet e mira
”Mezashi është gjithmonë i njejtë, por ka shumë faktorë që hyjnë në lojë. E dimë se gjithcka është e rëndësishme për ne. Champions dhe La Liga, sepse është e rëndësishme të përfundojme sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Pjesa e dytë ndaj Betisit ishte fenomenale. Kjo është që do të na qojë drejt gjërave të mira këtë vit. Nesër kemi një tjetër ndeshje dhe shpresojmë se mund të fitojmë përsëri.”
Asensio
”Eshtë një lojtarë i rëndësishëm që mund të bëjë ndryshimin. Eshtë shumë i ri dhe ende nuk ka arritur kulmin e tij. Mund të përparojë shumë dhe është një lojtarë përcaktues si shumë të tjerët në këtë ekip. Unë shpresojë se ai vazhdon të luajë në këtë mënyrë sepse është e mirë për ne. Unë i shoh të gjithë lojtarët e mi në tv njejtin nivel, të gjithë janë të rëndësishëm. Secili ka aftësit e tij por të gjithë janë të rëndësishëm.”
Dëmtimet
”Modric ka ndjerë pak dhimbje në këmbën e tij. Situata është se sot ai nuk është stërvitur me ne dhe ne vetëm mendojmë ta rikthejmë sa më shpejtë. Unë mendojë se është një gjë e vogël, kam besim tek të gjithë njerëzit që punojnë këtu, fizioterapeutët dhe mjekët, kështu që është pak dhe ai do të kthehet shumë shpejtë me ne. Besoj gjithmonë, jam pozitiv. Më pengon të shoh tre apo katër lojtarë të dëmtuar. Nuk më pëlqen ti shoh lojtarët e dëmtuar, shpresojë se kjo mjaftoi. Le të shohim pas 4 apo 5 ditëve.”
Cristiano
”Cristiano besoj se ka luajtur për 10 vite nga 60 apo 70 ndeshje. Nuk ndalet. Ka një kohë kur është e nevojshmë për të gjithë të mos luajnë kohë pas kohe. Ai është më mirë ta bëjë këtë dhe sigurisht që do të flasim për këtë.”
Pjesët e dyta
”Nuk ka pasur asnjëherë probleme fizike. Lojtarët janë si Formula 1 dhe të përgatitur. Janë disa gjëra të ndryshme. Kur ka më shumë intensitet dhe përqendrim, gjërat mund të ndodhin. Kohët e fundit po bëjmë shumë më mirë. Vazhdimësia është gjëja më e komplikuar në futboll.”
Bale
”Përpiqet të jap më të mirë. Ka shumë biseda për njërin tjetrin por gjëja më e rëndësishme është të kuptohet ekipi dhe të jap maksimumin.”
Skema
”Më e rëndësishmja për mua është të jemi gati për të luajtur. Ajo që më intereson nuk është vizatimi, por si do ta përgatisim atë. Eshtë gjithashtu e rëndësishme të shihet cila është alternativa më e mirë për të luftuar ndeshjen e kundërshtarit.”
E ardhmja
”Kur i përgjigjemi njejtë gjithmonë ka dyshime, por derisa të lodhem nga kjo punë, do të vazhdoj. Jam mirë këtu dhe do të luftojë. Eshtë ditë pas dite ajo që është e rëndësishme dhe e shoh të njejtë gjë me një kontratë të gjatë apo jo. Unë gjithmonë do të luftojë që të jem këtu. Më pëlqen cdo ditë. Eshtë e vështirë kjo punë por unë jam shumë i ri. Nuk jam 75 vjec për të thënë se jam lodhur nga stërvitja. Unë jam 45 vjet dhe jam i mirë për të stërvitur ekipin.”