Tre lojtarë, tri ndeshje, tri fitore me 5 gola të shënuar. Ky është bilanci i ekipit Madrilen në 3 ndeshjet e fundit në të cilat Zidane ka startuar me treshen Cristiano, Asensio dhe Vazquez. Filluan me Sevillan (5-0), vazhduan ndaj Real Sociedadit (5-2) dhe së fundi ndaj Real Betisit (3-5). Me BBC në pikëpyetje dhe me një plan B pa zgjidhje, është Vazquez me Asension ata që kanë dalur shpëtimtarë për ekipin.
Pas fitores 7-1 ndaj Deportivos, fitoret vazhduan edhe më tej kur kjo treshe startoi në La Liga. 9 nga 15 golat e këtyre tri ndeshjeve kanë emrin e Asensios dhe 6 asistime, ndërsa 4 gola të tjerë janë shënuar nga Vazquez. Edhe Zidane nuk hezitoi për të vlerësuar punën e tyre: ”Ne duhet të vlerësojme ndeshjen e Marco Asensios dhe Vazquezit.”, janë fjalët e tij në konferencë për shtyp pas fitores së fundjavës ndaj Betisit në Villamarin.
Gjithashtu kjo funksionoi edhe në Champions League. Ndeshja ndaj PSG-së u revolucionua kur Asensio dhe Lucas u inkuadruan në fushë. Madridi ka cerekfinalen më afër falë tyre. Fitorja më e rehatshme e fazës së grupeve, në Qipro kundër Apoelit (0-6), ka qenë fitorja më e madhe në Champions kur kanë luajtur tresha Cristiano, Asensio dhe Vazquez.
Gjithashtu kjo treshe ka startuar edhe ndaj Alavesit dhe Getafes në La Liga, ndeshje të cilat Madridi i fitoi – 6 ndeshje si startues dhe 6 fitore: vs. Alaves, vs. Getafe, vs. Sevilla, vs. Sociedad, vs. Betis dhe vs. Apoel.