Cristiano Ronaldo nuk pritet të luajë nesër ndaj Leganes në Butarque Stadium.
Kështu të paktën është kuptuar nga intervista e sotme e trajnerit Madrilen në të cilën foli edhe për nevojën e pushimit që ka Portugezi, pavarësisht se po ndjehet mirë.
”Cristiano besoj se ka luajtur për 10 vite radhazi nga 60 apo 70 ndeshje. Nuk ndalet. Ka një kohë kur është e nevojshmë për të gjithë të mos luajnë kohë pas kohe. Ai është më mirë ta bëjë këtë dhe sigurisht që do të flasim për këtë.”, janë fjalët e Francezit rreth pushimit të Cristianos.
Gjithashtu, edhe vet lojtari ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke udhëtuar me aeroplanin e tij privat së bashku me të dashurën e tij, që do të thotë sipas të gjitha gjasave ai nuk do të përfshihet në ekipin për ndeshjen e nesërme me fillim në ora 18:45.