Kapiteni Ramos është treguar një lider i vërtetë në stërvitjen e sotme, pasi e ka qortuar Dani Carvajalin i cili në lojën e kombinimeve kur humbi topin, iu drejtua duke e kritikuar Theon si fajtor.
Ramos kur e pa i tha këto fjalë mbrojtësit Spanjoll: ”Carvajal, ishte një pasim i dobët.”, derisa priste hyrjen e tij në mesin e bashkëlojtarëve.
Pastaj kapiteni vazhdoi: ”Kur ndodh kjo në ndeshje, nuk ka vetëkritika, Carva.”
Video që e kemi publikuar më poshtë shpjegon këtë prapaskenë të stërvitjes së sotme: