Nacho ishte startues në vendin e Varane në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Real Betisit në Villamarin, të cilën Madrilenët e fituan me rezultat 3-5.
Kjo ndeshje nuk filloi mirë për mbrojtësin Spanjoll, i cili në minutën e 37’të shënoi autogol për ti dhuruar epërsinë ekipit vendas 2-1 në pjesën e parë.
Pas ndeshjes, derisa ekipi po kthehej në Madrid, bashkëlojtarët e tij: Asensio, Vazquez, Casilla dhe Theo, kanë publikuar në rrjetet sociale një foto në të cilën shihet Nacho i zemëruar. Ata i kanë shtuar edhe një mbrishkrim duke qeshur me të.