Disfata 3-1 në Santiago Bernabeu bëri shumë pak që të ktheje prapa Neymar nga bindja që e ardhmja e tij është tek Real Madridi.
Braziliani në mënyrë të paevitueshme u pyet për këtë çështje pas përfundimit të ndeshjes dhe ai nuk mundi t’i mbante buzëqeshjet e as reagimet natyrale ndaj kësaj mundësie.
Ai u fut në fushën e Santiago Bernabeut me qëllimin për t’iu treguar të gjithëve se çfarë është i aftë të bëjë dhe se sa i vlefshëm mund të jetë për kampionët aktual të Champions League.
Përderisa nuk ishte edhe aq vendimtar sa që pritej, sidoqoftë, në lojën e tij kishte nuanca shkëlqimi dhe brilance, si asistimi për Adrien Rabiot në golin hapës të takimit.
Të gjitha gjestet e ish yllit të Barcelonës gjatë kohës sa ishte në Madrid ishin pozitive, aty ku dikur shihej si një armik dhe tani pritet me buzëqeshje dhe përqafime, me lojtarët Madrilen që tentonin t’a bënin të ndjehet sikur në shtëpinë e tij.
Nëse për Neymar kishte mbetur ndonjë pikëpyetje në lidhje me atë se si do pritej në skuadër Galaktiku i fundit i epokës së Florentino Perez, atëherë mbrëmja e së Mërkurës duhej t’a ketë konfirmuar.
Real Madridi e di që Neymar është objektivi dhe i përzgjedhuri, por ata e dinë që një transferim i tij do të ishte shumë i komplikuar, me drejtuesit që sidoqoftë janë gati për të bërë një lëvizje.
Të shumtë janë ata që besojnë se nuk do të jetë më gjatë se 2019 kur klubi Francez do të dakordohet për t’a shitur atë. Tani është një çështje krenarie për pronarët e PSG dhe ata nuk janë të gatshëm për t’a shitur sepse diçka e tillë do të dobësonte figurën e tyre dhe njëkohësisht edhe projektin që kanë nisur.
Paris Saint-Germain më përpara interesohej për Cristiano Ronaldon, por sidoqoftë, ka fare pak mundësi që sulmuesi Madrilen të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje.
Është poashtu e vlefshme të përmendim që as Neymar e as Ronaldon nuk e shohin të pamundur faktin që mund të luajnë sëbashku në Madrid.
Teksa qarkullojnë spekulime të shumta për një transferim të mundshëm të tij, nga ana tjetër, tekniku i PSG, Unai Emery, ka probleme të mëdha.
Spanjolli u largua i acaruar nga mënyra se si arbitri drejtoi ndeshjen në Bernabeu, edhe pse eleminimi nga kompeticioni në këtë periudhë me shumë mundësi nuk do i rrezikoje punën.
Pavarësisht presionit mbi të për të siguruar një rezultat, ish trajneri i Sevillas mori një vendim të guximshëm për të lënë jashtë Angel Di Marian dhe Thiago Silvan, vendim i cili nuk u kuptua nga Nasser Al-Khelaifi, president i klubit të Paris Saint-Germain.