Cristiano Ronaldo kaloi shifrën e 100’të golave si lojtar i Real Madridit në Champions League. Golashënuesi më i mirënë historinë e kompeticioneve Europiane me dy golat e mbrëmshëm arriti në kuotën e 101 golave me fanellën e klubit Madrilen në 95 ndeshje në Champions League.
Pas ndeshjes ai analizoi fitoren dhe u shpreh i lumtur për rekordin. Kjo ishte intervista e plotë e tij.
”Të shënosh dhe të fitojë ekipi është gjithmonë speciale. Kam shënuar dy gola dhe kam ndihmuar ekipin të fitojë por e dimë që ende nuk ka përfunduar asgjë. Duhet të fitojmë në Paris dhe të shënojmë gola për t’u kualifikuar në raundin tjetër.”, thotë Portugezi.
”Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Filluam mirë lojën por ata shënuan. Kjo është Championsi dhe Real Madridi ka përvojën që përputhet me ndeshjet gjatë 90 minutave dhe në shtëpi kërkuam të marrim një rezultat të mirë. Kemi përparësi për ndeshjen kthyese.”
Analiza
”Kemi kërkuar për të shënuar para se të përfundonte pjesa e parë sepse e dinim se PSG është një ekip i rrezikshëm dhe ka tre sulmues shumë të mirë. E dinim që kishim për ti detyruar ata të humbin topin. Tani në pjesën e dytë prisnim më pak por kemi pasur më shumë raste dhe shënuam dy gola.”
Tifozët
”Na ndihmuan shumë. Kemi ndjerë ngrohtësinë e tyre për ekipin dhe duhet të jetë kështu në Champions sepse Real Madridi e do këtë kompeticion. Bernabeu ka qenë spektakolar.”
Falënderime për Marcelon
”Goli i tij ka qenë shumë i rëndësishëm dhe ai bëri një ndeshje të madhe. Ai e meritoi këtë.”