Ekipi ka arritur ta mposhtë me sukses superfuqinë e PSG-së në ndeshjen e sontme që u zhvilluar në Bernabeu.
Madridi edhe njëherë dëshmoi që Champions League është dashuria e tyre më e madhe dhe sidomos në këtë natë të 14-të shkurtit ku është dita e të dashuruarëve në botë.
PSG shënoi e para me anë të Rabbiot në minutën e 33’të për të kaluar në epërsi 0-1 ndërsa Madridi reagoi menjëherë ku barazoi me anë të një penalltie të shënuar nga Cristiano në minutën e 44’të, penallti që u fitua nga Kroos.
Pjesa e dytë filloi më mirë për PSG-në por që nuk arritën të shfrytëzojnë rastet e tyre dhe ekipi Madrilen shënoi edhe dy herë nëpërmjet Cristianos 83′ dhe Marcelos 86′ për rezultatin përfundimtarë të ndeshjes 3-1. Të dy asistet për dy golat e fundit të ekipit i dhuroi Super Asensio që u inkuadrua në fushë në minutën e 80’të në vendin e Iscos.
Ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme për të gjithë golat e ndeshjes: