Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pas fitores se sontme ndaj PSG me rezultat 3-1 ka deklaruar se Real Madridi nuk mund të konsiderohet i vdekur pavarësisht se çka ndodhë.
“Nuk ka vend për pendim. Edhe përkundër faktit që pësuam gol, ne e kërkuam fitoren”, është shprehur Ramos para gazetarëve.
Sergio Ramos tha se fitorja e sontme është një fitore e rëndësishme për ndeshjen e kthimit, e që sipas kapitenit u arrit me personalitet.
“Kemi qenë një ekip serioz, është bërë një punë e madhe dhe rezultati është i drejtë”, ka deklaruar 31 vjeçari.
Ndryshe nga ndeshjet e tjera, sipas Sergio Ramos në ndeshjen e sontme ekipi Madrilen ka pasur efikasitet.
“Kemi pasur përqendrim maksimal. Duhet ta përgëzojmë ekipin për punën e bërë”, ka bërë të ditur Ramos.
I pyetur për penalltinë e tij të mundshme nga goditja e Rabiot, Kapiteni u përgjigj duke treguar se topi e kishte goditur në gjoks dhe dorë.
Ramos tha se kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm, por duke shtuar se eleminatorja është e hapur.
“Duhet të respektojmë gjithmonë rivalet”, ka deklaruar 31 vjeçari.
Ndeshje e kthimit ndërmjet Realit e PSG zhvillohet me 6 mars në stadiumin Parc des Princes në Paris.