Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, u shfaq përpara mediave për të dhënë një intervistë të shpejtë për beIN Sports. Ai analizoi humbjen ndaj Real Madridit dhe u fokusua tek vendimet e arbitrit kreyesor të takimit, Rocchi.
Eleminatore e komplikuar: ”Duhet të mendojmë për 90 minutat që vijnë, do të luajmë në shtëpi, në stadiumin tonë, me njerëzit tonë dhe besoj se mund të kualifikohemi. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të përmbysur rezultatin dhe të arrijmë në çerekfinale. Do të jetë shumë e vështirë për Real Madridin.
Fitore e drejtë për Real Madridin?: ”Rezultati nuk ka qenë i drejtë. Besoj se kemi luajtur më mirë në pjesën e dytë, kishim mundësitë tona për të shënuar, por kemi bërë gabime. Mbappes i bënë një pozitë jashtë loje që nuk ishte.. Gabimet e arbitrit na kanë kushtuar shumë. Arbitri ka ndihmuar Real Madridin.”
Nemyar në Real Madrid?: ”Mund të them me 100% që Neymar do të jetë tek PSG vitin që vjen.”